Banner
Follow us on Twitter

Në studimin e fundit të disa shkencëtarëve, u zbulua që shfrytëzimi i Internetit pa tela, në llaptopët e vendosur në prehër e shkatërron sprermën e përdoruesve të llaptopit.

Në të vërtetë është e njohur se shfrytëzimi i llaptopit në prehër nuk është opcion i mirë por veq tash u zbulua se përdorimi i ëireless internetit edhe më shumë ndikon në fertilitetin e meshkujve.

 

Google/YouTube ka blerë kompaninë RightsFlow, e cila i ndihmon shkrimtarët e këngëve, muzikantët, shtëpitë muzikore, distributorët dhe shërbimet e muzikës në internet për arritjen e marrëveshjeve në lidhje me licencimin dhe pagesat e shtesave relevante.

Grupi i njohur i hakerëve të Kosovës, “Kosova Hacker’s Security”, është përkujdesur që urimin për festën e 28 Nëntorit, ta çojë edhe në Serbi.

Ky grup, gjatë ditës së hënë, ka sulmuar dy faqe interneti të Serbisë, një agjenci lajmesh, dhe një portal të njohur të lajmeve, duke i uruar ata për festën e Flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorin.

Google X nuk është një shpikje e imagjinatës njerëzore, por një laborator i vërtetë gjysmë-sekret ku projektohen teknologjitë e së ardhmes.

Thuhet se këto ide qarkullojnë aktualisht dhe gjenden në kaparonin kalifornian që nga jashtë duket fare anonim, por që në brendësi të tij zhvillohen smartphone, prototipa të aparaturave të ndryshme dhe projekte ë jashtëzakonshme si ashensori hapësinor.

I dalë në treg në muajin tetor, shitjet e “iPhone 4S” (i njohur gjerësisht si iPhone 5), kanë thyer çdo rekord, edhe pse çmimet janë larg të qënit të lira.

Në varësi të opsioneve, një “iPhone” i ri nuk gjendet në treg për më pak se 600 euro pa kontratë, por mund të tejkalojë edhe 1000 eurot.

Thomas Suarez është vetëm 12 vjeç dhe i duhet ende një vit për t’u regjistruar në Facebook, që moshën më të ulët e ka 13 vjeç. Por kjo nuk e ka penguar 12-vjeçarin që të zhvillojë softueret e tij, madje të ngrejë edhe një shoqëri zhvillimi softeuresh për iPhone, iPad dhe iPod Touch të quajtur CarrotCorp.

Suarez, nga South Bay i Kalifornisë, ishte i ftuari special për mbajtjen e një fjalimi në një konferencë për teknologjinë dhe programimin. E në fjalën e tij, 12-vjeçari nuk zhgënjeu aspak, transmeton TCH.

Është lamtumira prekëse e një shkrimtareje të talentuar, por veçanërisht e një motre e cila vëllain e saj e ka takuar në moshë madhore, 25 vjeç. Mona Simpson, sot 54 vjeç, motra biologjike e Steve Jobs ka publikuar një eulogji të gjeniut të Apple në faqet e New York Times. Janë fjalë të ngarkuara me emocion dhe ndjenja personale, te reja dhe një portret nga shtrati i vdekjes. Motra e vogël tregon fjalët e fundit të vizionarit të Apple, Steve Jobs.

Në një postim në blogun e saj zyrtar, kompania Google ka paralajmëruar se do t’i jap fund disa shërbimeve të saj, në mesin e së cilave është edhe Google Buzz, për të cilin thuhej se do të konkurrojë me rrjetet e mëdha sociale si Facebook ose Twitter.

 

Kohëve të fundit, motori më i madh i kërkimit në botë, Google.com kishte një problem me përdoruesit e saj shqiptar në Kosovë, pasi që shfaqte një shkurtesë jo fort të dashur për shqiptarët, domainin Google.rs, në vend të atij universal, Google.com.

Për këtë gjë, përdoruesit e internetit në Kosovë ishin të pakënaqur duke e marrë parasysh që ky domen nuk ka të bëjë më kosovarët, edhe pse Google mbase nuk ka qenë në dijeni për këtë.

 

Steve Jobs kishte menduar edhe per nje tjeter trashegimi qe do t`u linte femijeve te tij perpos pasurise prej miliona dollaresh dhe emrit te madh. 'Dua qe ata te me njohin me mire', ka thene gjeniu i teknologjise dhe me kete arsyetim, autorizoi ish-drejtuesin e revistes Time, Walter Isaacson, fituesin e cmimit Pulitzer, te shkruante biografine e tij.

Gjersa marrja e drejtimeve nga Google Maps ka qenë gjithnjë një mënyrë e dobishme për të gjetur drejtimin e duhur drejt një lokacioni të ri, gjiganti kërkues ka vendosur të shtoj një veçori të re që kësaj radhe ka të bëjë me ofrimin e një pamjeje 3D dimensionale të asaj rruge.

Më herët gjatë kësaj jave, Google ka shtuar një buton në Google Maps që mundëson një pamje “3D Birdseye” të rrugës së përzgjedhur nga përdoruesi. Për të shfrytëzuar veçorinë e re, thjeshtë zgjidhni një pikë fillestare dhe një pikë përfundimtare, dhe më pas kur të shtrohet rruga dhe bëhet kalkulimi, ju do të shihni një 3D buton afër tekstit “Driving Directions”.

Një grup i hakerëve të Kosovës përsëri thyen faqen e Avokatit të Popullit Krahinorë të Vojvodinës, u njoftua sot nga institucionet serbe.

Hakerat kan vendosur një këngë patriotike ne webfaqen e tyre si dhe logon KHS.

Ky sulm, i cila është pothuajse identik me atë në shtator të këtij viti, siq njofton Departamenti i krimit kibernetik në Ministrin e Brendshme serbe, do të trajnohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Webfaqja e sulmuar është http://www.ombudsmanapv.org/

 

 

 

Siç shkruan websajti informativ për informatikë All Things Digital në bazë të informatave nga burimet anonime, Facebook telefoni i avancuar i cili më herët ishte vetëm objekt i thashethemeve (pak të besueshme), do të gjendet në shitje pas një apo dy vitesh. Do ta prodhojë HTC, ndërsa do të punojë me Android, të cilin Facebook e ka përshtatur në detaje për t’u integruar me shërbimin social.

Fatkeqësisht detaje tjera për karakteristikat tjera të këtij telefoni mobil nuk dihen. Kurse emri i tij i koduar është “Buffy” sipas serisë me vampirë me po këtë emër. Facebook dhe HTC tani për tani nuk kanë komentuar këtë lajm.

Forest Fire Clear Cut Robot

Njerëzit vazhdojnë të synojnë të përsosurën. Këto përpjekje s’kan të ndalur. Roboti duhet të ketë sa më shumë tipare të njeriut.

“Maska –Bot” është zbulim i ri shkenëcor që paraqet robotin e ri me fytyrë njeriu, komunikon dhe bënë grimasa.

Në fakt , inxhinjerët nga Univerziteti në Mynih , në bashkëpunim me shkencëtarë japonez , dizajnuan robotin që komunikimin e njeriut dhe makinave e ngrit në nivel më të lartë.

Të gjithë përdoruesit e Facebook-ut, vecanërisht ata në Shtetet e Bashkuara, mirëpriten lajmin se rrjeti social që tani e tutje do të marrë miratimin e tyre për cdo ndryshim të sistemit të privacisë.

Vendimi i Facebook vjen pas një beteje të gjatë ligjore, sic shkruan, 'Wall Street Journal', mes autoritetet amerikane dhe rrjetit social të Mark Zuckerberg për cënimin e privatësisë së përdoruresve nëpërmjet ndryshimeve të sistemit të ruajtjes së këtyre të dhënave pa marrë më parë pëlqimin, apo pa informuar përdoruesit.

Megjithëse, në lidhje me këtë lajm nuk ka asnjë komentim zyrtar nga ana e Facebook, mediat amerikane pohojnë se rrjeti ka vendosur gjithcka, madje ka pajtuar edhe një organizatë të pavarur për 20 vitet e ardhshme, e cila do të merret me auditimin e sistemit të privacisë.

 

 

Grupi më i njohur i hakerëve në botë “Anonymous” ka kërcënuar se sot do të pengonte funksionimin normal të rrjetit social më popullor në botë, Facebook-ut. Deri tani nuk ka ndodhur asgjë shqetësuese për përdoruesit e rrjetit. Nga ana tjetër është e paqartë se a qëndron prapa këtij kërcënimi ndonjë grup i madh i hakerëve apo vetëm individë të caktuar.

iPhone 5, projekti i fundit i madh të cilin Steve Jobs e mbikëqyri që nga planet e para e deri te dizajni final, në treg do të duhet të paraqitet në pranverë të vitit 2012. Steve Jobs, bashkëthemeluesi i kompanisë “Apple”, i vdekur kohë më parë, kështu e mbikëqyri krijimin e iPhone 5.

Facebook ka prezantuar versionin përfundimtar për aplikacionet për iPad. Aplikacioni sjell mundësi të chat-it dhe luajtjen e lojërave në mënyrë “Full Screen” (ekran i plotë). Aplikacioni për iPad një kohë të gjatë ishte kërkesa më e madhe e përdoruesve të Facebook-ut.

Përdoruesit e Blackberry-t më në fund mund të marrin frymë lirisht. Kompania konfirmoi te marten se problemet që cuan një ditë më parë në bllokimin e shumë prej shërbimeve të saj, tashmë janë zgjidhur.

Telefoni shfaqi vështirësi me internetin dhe mesazhet per shkak te atyre qe u cilesuan si 'ngerce teknike' te pashpjegueshme. Mbyllja e sherbimeve, perfshire messenger-in qe mundeson komunikimin falas mes telefonave Blackberry, zemeroi miliona vete ne Afrike, Azi, Lindjen e Mesme, Europe e madje edhe ne Shqiperi.

Vetëm një ditë pas lansimit të iPhone 4S vjen lajmi i hidhur për Apple edhe për të gjith botën e teknologjisë:

STEVE JOBS ka vdekur!

 

Përfundoi konferenca e prezantimit të modelit të ri të kompanisë Apple, atij iPhone 4S. Në fjalën hyrëse të prezantimit të modelit të ri të iPhone, shefi ekzekutiv i Apple, Phil Schiller, tha se 4S është më i hollë dhe me ekran më ndjeshëm në prekje se modeli paraprak.

Për ta prezantuar grafikën e iPhone 4S, në skenë doli Mike Capps, president i “Epic Games”, duke demonstruar lojën Infinity Blade 2, të shfaqur në një ekran të madh, e cila është shumë më e fuqishme në grafikë sesa versioni i parë.

Banner

Të ngjashme

News image

Interneti pa tela shkatërron spermën

Në studimin e fundit të disa shkencëtarëve, u zbulua që shfrytëzimi i Internetit pa tela, në llapt... Lexo me shume

News image

Google/YouTube blen RightsFlow

Google/YouTube ka blerë kompaninë RightsFlow, e cila i ndihmon shkrimtarët e këngëve, muzikantët, ... Lexo me shume

News image

Hakerat e Kosovës sulmuan përsëri faqet serbe

Një grup i hakerëve të Kosovës përsëri thyen faqen e Avokatit të Popullit Krahinorë të Vojvodinës,... Lexo me shume

News image

Hakerët KHS sulmojnë faqet serbe, urojnë Pavarësinë

Grupi i njohur i hakerëve të Kosovës, “Kosova Hacker’s Security”, është përkujdesur që urimin për... Lexo me shume

News image

Google X - Laboratori misterioz

Google X nuk është një shpikje e imagjinatës njerëzore, por një laborator i vërtetë gjysmë-sekret ... Lexo me shume

News image

Kritika Facebook-ut për privacinë

Të gjithë përdoruesit e Facebook-ut, vecanërisht ata në Shtetet e Bashkuara, mirëpriten lajmin se ... Lexo me shume

Banner
Banner