Follow us on Twitter

Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij pritet të arrijnë sot në aeroportin e Prishtinës, rreth orës 16. Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, përmes një deklarate me telefon nga Haga, i tha RTK-së se me të arritur në Prishtinë, pritet që në Sheshin ‘Nënë Tereza’ t’u drejtohet qytetarëve.

Pas paqartësive disa-javore rreth përfaqësimit të Kosovës në forumet dhe nismat rajonale, Prishtina zyrtare u shpreh në mbështetje të një modeli ku do të merrej parasysh edhe Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - siç kishte insistuar Serbia, por edhe Deklarata e shpalljes së pavarësisë së vendit dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë.

Në katërvjetorin e shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, Murat Jashari ka pritur e përcjellë të gjithë ata që ia kanë mësyrë Kullës së familjes së tij. Teksa ka folur për 4 vitet e shtetësisë së Kosovës, dhe nuk ka ngurruar të kritikojë klasën politike të vendit, së cilës, sipas tij “i janë konsumuar politikat dhe shterur kapacitetet”. Ai i ka porositur udhëheqësit që para se të përmbyllet procesi i pavarësisë se mbikëqyrur të zgjidhen problemet në veriun e Kosovës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës edhe për një javë, pra deri të hënën, më 20 shkurt 2012.

(E plotësuar) Kolegji i gjyqtarëve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka refuzuar të enjten kërkesën e prokurorit special të EULEX-it, Maurizio Salustro, që Fatmir Limajt t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

Salustro kishte kërkuar masën e paraburgimit për Limajn sepse, sipas tij, Limaj ka thyer rregullat e qëndrimit në arrest shtëpiak.

Kosova shumë shpejt pritet të ketë Akademinë Diplomatike, që do të quhet Instituti Diplomatik i Kosovës.

Në bazë të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, neni 7 parasheh themelimin e Akademisë Diplomatike. Sipas këtij neni, Me pëlqimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri themelon Akademinë Diplomatike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, me qëllim të përgatitjes dhe formimit profesional të anëtarëve të personelit në shërbimin e jashtëm.

Hashim Rexhepi, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, ka ushtruar kërkesë për dëmshpërblim. Pasi Gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat që atij ia ngarkoi një prokuror i EULEX-it, Rexhepi kërkon llogari monetare për dëmin e shkaktuar. Komisionit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duket se kjo do t’i kushtojë goxha shtrenjtë. Tash dëmin e ndërkombëtarëve, e paguajnë vendorët.

13:27 Trupat e Forcës së Sigurisë dhe njësitë e emergjencave civile posa kanë gjetur edhe tre trupat e fundit, që ishin ngujuar në gërmadhat e shtëpive të tyre në Reselicë pas rënies së ortekut.

Lajmin për gjetjen e viktimës së dhjetë në fshatin Rastelicë, për Gazetën Express, e konfirmoi edhe Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Shemsi Veseli.

Ai pohoi se deri më tani nën ortekun e borës janë gjetur 10 trupa të pajetë, derisa vajza 5 vjeçare siç dihet i shpëtoi kësaj tragjedie.

Veseli tha se megjithë gjetjen e trupave që kërkoheshin, prestarët e FSK’së po vazhdojnë pastrimin e shtëpive nën ortekët e borës.

Ai tha se janë marrë të gjitha masat për sigurimi e banorëve të kësaj ane nga ortekët e mundshëm.

Sipas Zëvendësministrit Veseli, pjesëtarët e FSK’së për t’u dal në ndihmë banorëve të bllokuar nga bora kanë marr aksione për sigurimin e tyre edhe në Morinë e disa rajone të tjera.

Dje, u gjenden 7 trupa të pajetë, ndërsa sot 3.

Është publikuar letra e deputetit Bekim Haxhiu dërguar kryetarit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Florin Krasniqi.

Në letrën që e ka publikuar “Rrokum TV”, deputeti Haxhiu përmenden takimet e Kurtit me disa serbe të dyshimtë ndërsa jep edhe detaje se nga kush morri zarf kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. /io/

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar të dielën për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit në New York, Hoxhaj, do të zhvillojë takime me shumë diplomatë amerikanë, përfaqësues të Senatit të SHBA-ve dhe përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror të administratës amerikane.

Shaip Muja do ta ketë më lehtë që ta braktisë vetë Komisionin për Punë të Jashtme, se sa t’ia arrijë qëllimit për ta shkarkuar Albin Kurtin nga pozita e kryetarit të këtij komisioni. Së paku tre anëtarë të Komisionit të Jashtëm, të cilët janë njoftuar me shkrim me “synimin” e deputetit Muja, dy publikisht, e i treti në kushte anonimiteti, kanë deklaruar të shtunën se të drejtën për shkarkim të Kurtit nga kryetari i komisionit e ka vetëm grupi parlamentar i “Vetëvendosjes”, shkruan sot gazeta Koha Ditore.

Komentet e fundit