Follow us on Twitter

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar nga redaksia e emisionit “Fiks Fare”, ka komentuar një seri cështjesh që kanë prekur por edhe tronditur opinionin publik.

Fillimisht, kreu i shtetit ka komentuar ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë katër persona dhe që pas pak ditësh do të bëjë plot një vit.

“Ka qenë një ngjarje e hidhur, që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte, pasi brenda një dite kemi parë dy pamje, sulm institucioneve dhe të vrarë e të plagosur”, ka deklaruar Topi.

Automjeti personal i ministrit të Kulturës Aldo Bumçi është grabitur nga persona të paidentifikuar gjatë ditës së mërkure. Policia e Tiranës njoftoi se vjedhja është kryer rreth orës 19:00 para Ministrisë së Kulturës.

Në momentin që është vjedhur makina tip ‘Audi Q7’ ka qenë e ndezur. Pas ngjarjes ministri ka bërë denoncim në komisariatin tre në kreqytet.

Nga hetimet paraprake dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i moshës 20-25 vjeç, policia po heton çështjen.

 

Ndërron jetë në moshën 82- vjeçare themeluesi i Partisë Republikane në Shqipëri, Sabri Godo.Lajmi është bërë i ditur vetëm pak minuta më parë, ndërsa prej disa ditësh Godo vuante nga një sëmundje në mushkëri.

Themeluesi i Partisë Republikane ishte shtruar pak ditë më parë me urgjencë në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndroqi”. Pas trajtimit në terapi intensive ai ka marre mjekime në pavion, ndërsa vetëm pak ditë më parë ka lënë spitalin.

Një gjykatë në Londër ka lëshuar sot urdhër- arresti për ish-agjentin e SHIK-ut Ilir Kumbaro, i akuzuar për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, në vitin 1995.

Sipas britanikes Daily Mail, aeroportet janë vënë në gatishmëri të lartë pas refuzimit që Kumbaro i bëri sot një seance për ekstradimin e tij në Shqipëri.

I shoqëruar nga i ngarkuari me punë i Kosovës në Shqipëri, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, vendosi kurorë me lule pranë bustit të komandantit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Basha vlerësoi kontributin e Adem Jasharit për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe premtoi se vitin tjetër, në të njëjtin vend ku sot ndodhet busti i tij në Tiranë, do të vendoset një përmendore e tij, e realizuar nga skulptori i njohur Muntaz Dhrami.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Pandeli Majko në një intervistë për Zërin e Amerikës në shqip, tha se marrëveshja mes qeverisë dhe opozitës, e arritur së fundi, nuk vjen si rezultat e vullnetit të mirë, por si pasojë e presionit ndërkombëtar.

Deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i dhënë dje nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në një njoftim të shkurtër në rrjetin social, “Facebook”, Harasani shkruan se për shkak të planeve të tjera që ka, nuk mund të pranojë detyrën në PS.

“Të dashur miq, për arsye të planeve të tjera, duke falënderuar për besimin nuk mund ta pranoj detyrën e ofruar nga ana e Asamblesë së PS. I uroj suksese të gjithë të votuarve”, shkruan Harasani në adresën e tij personale në rrjetin social.

Deputeti Harasani u caktua dje nga kreu i PS-së, Edi Rama në Grupin e Punës për Energjinë, bashkë me 20 deputetë dhe përfaqësues të PS-së në grupet e tjera.

 

Një grumbull njerëzisht që vërsulen drejt frigoriferëve, lavatriçeve, televizorëve dhe pajisjeve eletroshtëpiake, janë imazhet që vijnë nga Qendra Tregtare e sapo hapur “Tirana East Gate”.

Kreu i Shtetit Bamir Topi u uroi shqiptarëve Pavarësinë, nga qyteti i Vlorës, aty ku 99 vjet më parë u ngrit flamuri kuq e zi nga plaku i urtë Ismail Qemali.

"Nderimi ynë shkon për Atin e Kombit, pagëzuesin e pavarësisë, Ismail Qemalin, njeriun model të sakrificës, urtësisë dhe vendimeve të mëdha", u shpreh Topi pasi vendosi kurora me lule te varri i Ismail Qemalit.

Presidenti Topi theksoi ndër të tjera se projekti që nisi në vitin 1912 u pasua në shkurt të vitit 2008 me pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se tashmë jemi dy shtete të pavarura shqiptare me të njëjtat ndjesi dhe aspirata.

Komentet e fundit