Banner
Follow us on Twitter

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë Kurban Bajramit. Kjo është dita e sakrifikimit, një nga më të rëndësishmet në kalendarin mysliman dhe përfshin pelegrinazhin në qytetin e shenjtë të Mekës. Ndryshe njihet si Haxhi dhe konsiderohet nje prej pesë shtyllave të islamit. Çdo mysliman në gjendje të mirë fizike duhet ta bëjë një herë në jetë.

Mbi 2 milionë myslimanë u mblodhën në Malin Arafat, në Arabinë Sauditë, duke shënuar ditën kulmore të pelegrinazhit të përvitshëm.

Kryeministri i Greqisë, George Papandreu, ka anuluar planet për mbajtjen e një referendumi lidhur me vendimin e fundit të liderëve evropian për borxhin grek, raportojnë mediat e huaja, duke iu referuar burimeve të afërta me Qeverinë greke.

Papandreu paralajmëroi mbajtjen e referendumit një javë pasi liderët e BE-së në samitin në Bruksel u pajtuan për shlyerjen e 50 për qind të borxhit grek.

Gazeta britanike “Guardian” shkruan se pas dramës së përgjithshme politike, duket se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi kanë arritur të realizojnë synimin e tyre që paketa më e re e ndihmave të BE-së për Greqinë prej 130 miliardë euro të mbështeten nga partitë kryesore në Greqi.

Kundër vullnetit të SHBA-së UNESCO pranoi palestinezët si anëtarë me të drejta të plota. Ndërsa palestinezët brohorisnin, SHBA ndërprenë kontributet e tyre për UNESCO-n.

Ovacione në këmbë nuk ka shpesh në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Të hënën (31.10.) të deleguarit u ngritën nga karriget, kur ministri i Jashtëm i palestinezëve Riad Maliki kërkoi përfshirjen e vendit të tij në Unesco. Dhe kur drejtuesja e takimit shpalli pastaj rezultatin e votimit, ngazëllimi nuk njihte kufij: „Zonja dhe zëtërinj konferenca e përgjithshme ka miratuar kërkesën e Palestinës për t’u pranuar në UNESCO.“

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka konfirmuar lajmet e publikuara në media për kontakte mes saj dhe të birit të kolonelit Muammar Gaddafi, Saif al Islam.

“Kemi vendosur kontakte informale me Saif përmes disa ndërmjetësve”, ka deklaruar prokurori Luis Moreno Ocampo.

Trupi i ish-udhëheqësit libian Muammer Gadafi u varrosë sot në mëngjes në një vend të fshehtë. Sipas një zyrtari në këshillin ushtarak në Misratah, Muamar Gadafi, djali i tij Muatasim dhe një bashkëpunëtor i ngushtë u varrosën fshehurazi në një vend të panjohur.

Trupat e Gaddafit dhe djalit Muatasim ishin te ekspozuar në nje frigorifer te nje qendre tregtare.

Varrimi u ndoq nga disa anëtarë të familjes dhe zyrtarë, njofton Associated Press. Gadafi u vra në vendlindjen e tij ne Sirt të enjten e kaluar në rrethana shumë misterioze.

 

 

Qeveria e Greqisë i ka dhënë mbështetje unanime planit të kryeministrit Jorgos Papandreu, që parasheh organizimin e referendumit lidhur me pakon financiare të pagesës së borxheve.

Papandreu i tha kabinetit të tij se referendumi do të ofrojë “mandat të qartë” për masat e kursimeve, të kërkuara nga vendet e tjera anëtare të Eurozonës.

Derisa Qeveria e Greqisë, më 4 nëntor, do të ballafaqohet me votëbesim në Parlament, kryeministri Papandreu tha se alternativa e mundshme e zgjedhjeve të parakohshme do të përbënte rrezikun që Athina të dështonte në pagesën e borxheve.

Misioni i NATO-s në Libi përfundon zyrtarisht sot- shtatë muaj pas nisjes së sulmeve ajrore që luajtën një rol të rëndësishëm në rrëzimin e regjimit të Muamer Gadafit.

Njoftimi formal, që pritet të bëhet gjatë ditës, pason votimin unanim të javës së kaluar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’u dhënë fund operacioneve ushtarake më 31 tetor.

23:21 Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Amerikan, Victoria deklaroi sonte që i gjithë personeli i ambasadës Amerikane në Sarajevë është mirë, pas sulmit të sotëm të Mevlid Jashareviqit, dhe falënderoi të gjithë ata që ndihmuan të vunë jetën në rrezik për të mbrojtur Ambasadën Amerikane.

"Mendjet tona në këtë moment janë me ata që kanë rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur ambasadën tonë," u tha Nuland gazetarëve në Uashington, raporton AP.

Trupat e ekzekutuar të 53 mbështetësve të Gaddafit janë gjetur në një hotel të braktisur në qytetin e Sirtes, informoi të hënën një grup për të drejtat e njeriut.

Banner

Komentet e fundit

Banner
Banner