Tuesday, 08 November 2011 00:00

Një votim kyç në Dhomën e Deputetëve të Italisë këtë të martë tregoi se kryeministri Silvio Berluskoni e ka humbur shumicën e tij parlamentare, duke bërë që të shtohet presioni për të dhënë dorëheqjen.
Berluskoni ia doli të marrë një votë pro për ratifikimin e buxhetit faktik 2010, duke marrë 308 vota, shumë më pak se 316 të nevojshme për të patur një mazhorancë absolute në Dhomën 630 vendëshe.
Opozita deklaroi menjëherë se votimi tregoi se Berluskoni duhet të japë dorëheqjen.
Më herët aleati më i ngushtë i kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, Umberto Bossi, i kërkoi atij dorëheqjen. Kjo u konsiderua si goditje vdekjeprurëse për kryeministrin italian, para votimin në parlament për buxhetin faktik.
Bossi, kreu i Lidhjes së Veriut tha se 75- vjeçari, manjati i medias duhet të zëvendësohet me Angelino Alfano, sekretar i partisë së tij.
“Ne kemi kërkuar që kryeministri të japë dorëheqjen,” u tha gazetarëve Bossi jashtë parlamentit.
Më parë Berluskoni ka hedhur poshtë të gjitha kërkesat për dorëheqje në drejtim të tij.