Për një kohë të gjatë patatet kanë pasur reputacionin e keq për shëndoshjen dhe shpesh ato janë shmangur nga ata që ndjekin dietat. Por patatet mund të janë superushqimi më i ri. Ngrënia e porcionit të patateve dy herë në ditë mund ta ulë tensionin e gjakut, thonë shkencëtarët.
Shkencëtarët shprehen se në këtë mënyrë patetet nuk shtojnë peshën. Patatet në mikrovalë, pa gjalpë, vaj apo keçap janë më të mirat për shëndetin, shprehen shkencëtarët. Patatet e pjekura dhe të ziera, duke përfshirë purenë, janë po ashtu të pranueshme. Në studim 18 meshkujve dhe femrave u është kërkuar të hanë gjashtë deri tetë patatet me madhësi sa një top golfi me drekën dhe darkën e tyre, si pjesë e dietës normale. Shumica e atyre që kanë marrë pjesë ishin me mbipeshë dhe duke përdorur tableta për të ulur tensionin e gjakut. Pas një muaji nga ky trajtim, tensioni i gjakut i tyre ishte ulur në mënyrë domethënse duke sugjeruar që patatet ishin mjaft të fuqishme për të kryer punën, kur tabletat nuk mund të bënin më shumë. Asnjë nga vullnetarët nuk ka shtuar në peshë.
Mendohet që patatet kanë efekt ngopës, por po ashtu ka gjasa që ata që kanë marrë pjesë në studim e kanë reduktuar konsumin e ushqimeve tjera, ka raportuar konferenca vjetore e American Chemical Society. Patatet që janë përdorur në studimin e financuar nga departamenti amerikan i agrikulturës ishin ngjyrë të purpurt dhe aq të vogla sa që secila ka pasur vetëm 12 kalori, por hulumtuesit besojnë që patatet e zakonshme po ashtu duhet ta ndihmojnë shëndetin. “Ne shpresojmë që hulumtimi ynë do të ndihmojë të rilindet imazhi i popullarizuar i patateve.” Dr. Vinson, i cili pëlqen patatet të pjekura, me krem të sallatës sipër, ka shtuar që ulja e tensionit të gjakut ulë rrezikun e sulmeve në tru dhe zemër.

Kur gruaja do t’ia dërgonte faturën burrit?Pregaditja e ushqimit, rregullimi i shtëpisë, mësimi me fëmijët, blerja e gjërave ushqimore e shum... Lexo me shume |
Anatomia e gjumit: opsioni më i keq për trupin është shtyrjaTrupi para zgjimit përgatitet për ditë të re, por shtyrja e zgjimit mund t’ju kthejë përsëri në fa... Lexo me shume |
Si ta parashikoni kancerin e gjirit?Nëse vërtetohet se nëse në organizmin e femrës ekziston mutacioni i gjenit ÇEK2, mund të përcak... Lexo me shume |
Sytë e lodhur: Si të shpëtojmë të pamurit?Për shkak të punës të zgjatur në kompjuter, për shkak të orëve të shumta të leximit sytë na duken ... Lexo me shume |
KUJDES! Mos e mbani laptopin mbi trupSpecialistët pohojnë se laptopi është mirë të përdoret mbi tavolinë ose më e keqja të vendoset mbi... Lexo me shume |
A është i sigurtë prezervativi?!Prezervativi (kondomi) është mënyra më e përdorur e kontracepcionit dhe mënyra e vetme që të mbroh... Lexo me shume |