Banner
Follow us on Twitter

Fatmir Limaj

Piloti kosovar, James Berisha, i cili para afërsisht dy javësh ka humbur kontaktet me ekipin e tij gjatë zbritjes në Eritrenë Afrikane mund të jetë i kidnapuar ose i arrestuar. Kësisoj kanë thënë burimet e gazetës brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme në kushte anonimiteti.

“Të gjitha indikacionet që kemi në dispozicion flasin që piloti kosovar James Berisha, i cili ka edhe shtetësi amerikane, mund të jetë i kidnapuar nga grupet mafioze në Eritre”, ka thënë ky burim brenda MPJ-së.

Sipas po këtij burimi, versioni tjetër i mundshëm është arrestimi i tij nga ana e autoriteteve të Eriteresë, të cilat kanë një qasje antiperëndimore, shkruan “Koha Ditore”.

“Nëse ngjet që ai të jetë arrestuar, kjo do të bëhet çështje më e lehtë, ngase varësisht qasjes se autoriteteve në Eritere, së paku do të kemi një burim zyrtar me të cilin në një formë apo tjetrën mund të kontaktojmë“, kanë thënë në MPJ, teksa kanë shtuar që përfaqësuesit e shtetit të Gjermanisë, të Francës dhe të Belgjikës janë angazhuar ekskluzivisht me qëllim të zbardhjes së misterit rreth zhdukjes së pilotit kosovar me shtetësi amerikane, James Berisha.

“Franca dhe Gjermania janë dy shtete perëndimore, të cilat kanë marrëdhënie më të mira me Eriterenë dhe të dyja këto shtete kanë autorizuar përfaqësuesit e tyre që të angazhohen në drejtim të zbardhjes së fatit të James Berishës dhe se fundi është edhe Qeveria e Belgjikës ajo që ka shprehur gatishmërinë të na ndihmojë në këtë drejtim“, ka potencuar burimi i gazetës brenda MPJ-së.

Zyrtarisht nga kjo ministri kanë thënë se deri më tani nuk kanë ndonjë të dhënë të saktë për vendndodhjen e pilotit James Berisha, por, sipas tyre, gjithçka është duke u bërë që vendndodhja e tij të saktësohet dhe fati i tij të zbardhet.

“MPJ-ja së bashku me shtetet mike është e angazhuar në mënyrë të pandërprerë për të zbardhur fatin e pilotit kosovar James Berisha, vështirësi në këtë drejtim kemi, por presim që për një kohë të shkurtër të kemi edhe rezultate konkrete në këtë drejtim“, ka thënë Artan Behrami, zyrtar për informim në MPJ.

World News

Edit

Amount of short articles:

Amount of articles links:

You can order sections with dragging on list bellow:

  • World News
Save
Cancel
Reset

Bote

VIDEO: Rod Blagojeviç de

Image - VIDEO: Rod Blagojeviç de

Ish-Guvernatori i Illinois Rod Blagojeviç ishte padyshim udheheqes i veprimtarisë kriminale për të

Wednesday, 7 December 2011 Comments

Kosove

Lirohet Ramush Haradinaj

Image - Lirohet Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij pritet të arrijnë sot në aeroportin e Prishtinës, r

Thursday, 29 November 2012 Comments

Kronika e zezë

Policia, aksion për leht

Image - Policia, aksion për leht

Policia Bashkiake e Tiranes ka nisur mengjesin e sotem aksion per lehtesimin e trafikut, duke nde

Thursday, 29 December 2011 Comments

Njerez

James Berisha, ende në b

Image - James Berisha, ende në b

James Berisha, piloti shqiptar me shtetësi amerikane që duke dashur t’i ndihmojë vendit tonë rreth

Tuesday, 18 October 2011 Comments

Banner

Komentet e fundit

Banner
Banner