Banner
Follow us on Twitter

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, pret që seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën të jetë e vështirë, duke pas parasysh kundërshtimin e shteteve të këtij trupi në lidhje me deklaratën presidenciale, propozimin e së cilës e ka shtruar Rusia.

“Mund të presim mbledhje të rënd, sepse qëndrimet e disa shteteve të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit janë kundërshtuar ashpër”, ka thënë Jeremiq për “Tanjug”, për të shtuar se është optimist që të hënën “shumica e rëndësishme të qëndrojë në linjat që pak a shumë janë si ato të Serbisë”.

“Në bazë të takimeve që kemi bërë ditëve të kaluara, mendoj se shumica do ta mbështes qëndrimin tonë. Nëse do të miratohet deklarata presidenciale, kjo do të merret vesh në takim, sepse për këtë duhet konsensusi i cili tash për tash nuk është”, tha Jeremiq, raporton Telegrafi.

Rusia ka kërkuar që Prishtina të gjykohet për “përdorim të njëanshëm të dhunës” dhe ka kërkuar që situata të kthehet në gjendjen e mëparshme, siç ishte “para përdorimit të dhunës”. Me këtë propozim, kërkohet që faktorët ndërkombëtar në Kosovë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, të “sillen në kornizat e mandatit të bazuar në Rezolutën 1244”.

Banner

Komentet e fundit

Banner
Banner