Banner
Follow us on Twitter

Hashim Rexhepi, ish-guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, ka ushtruar kërkesë për dëmshpërblim. Pasi Gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat që atij ia ngarkoi një prokuror i EULEX-it, Rexhepi kërkon llogari monetare për dëmin e shkaktuar. Komisionit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duket se kjo do t’i kushtojë goxha shtrenjtë. Tash dëmin e ndërkombëtarëve, e paguajnë vendorët.

Pamjet ku ai dilte nga zyra e tij me duart të lidhura dhe nën përcjelljen e pjesëtarëve të Njësisë Speciale, ende janë të freskëta.

Por një vit e gjysmë më vonë, Hashim Rexhepi, ish-guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Gjykata e shpalli të pafajshëm nga të gjitha akuzat.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës, këtij ish-zyrtari të lartë, duket se i është dëmtuar shumë karriera dhe imazhi personal.

Për këtë, ai kërkon shpagim. Tash nga pozita e një të pafajshmi, ka vendosur që të kërkojë dëmshpërblim nga institucionet përkatëse për dëmin që i është shkaktuar.

Për këtë arsye, Rexhepi ka vendosur që nëpërmjet mbrojtësit të tij ligjor, avokatit Ramë Gashi, të kërkojë kompensim në Komisionin e Këshillit për Kompensim të Dëmit të Personave të Pafajshëm të Privuar nga Liria.

Ky mekanizëm, i cili vepron në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është i obliguar t’ia paguajë ish-guvernatorit, shumën e caktuar të dëmshpërblimit.

Astrit Hoti, sekretar i këtij Komisioni, konfirmon për Express se ka pranuar nga ish-guvernatori, një kërkesë për dëmshpërblim material.

“Po, e kemi marrë kërkesën”, thotë Hoti, i cili nuk tregon se sa është shuma eventuale që Rexhepi ka mundur ta kërkojë, por sqaron aq sa mund të paguajë institucioni që ai drejton.

“Ne mund të paguajmë shumën 6 euro për ditë për dëm material e 6 për dëm jomaterial për periudhën e paraburgimit”, thotë Hoti për Express.

“Ndërsa për arrest shtëpiak, 6 euro në ditë për dëm material e 4 për dëm jomaterial”, sqaron zyrtari i këtij Komisioni.

Në rastin e ish-guvernatorit, sipas sekretarit Hoti, vendimi mbi dëmshpërblimin e tij do të bazohet edhe mbi kontratën e punës dhe të dhënave të bankës.

“Në rast se të dhënat e bankës tregojnë se ai nuk ka marrë pagë për periudhën e caktuar, atëherë atij t’i paguhet edhe paga, varësisht nga kontrata që ka pasur sa ai ka qenë në paraburgim”, thotë ai.

Ndërkohë, avokati Ramë Gashi sqaron se kërkesa për dëmshpërblim është dorëzuar në sekretariatin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe se tash për tash varet nga përgjigjja që ata do të kthejnë.

“Por nëse përgjigja e tyre nuk e kënaqë ish-guvernatorin, atëherë ai ka të drejtë ushtrojë padi”, thotë avokati Gashi për Express.

Sipas tij, kjo mund të behët ngase ish-guvernatori Hashim Rexhepi është mbajtur në paraburgim si i pafajshëm dhe atij i është cenuar integriteti personal dhe intelektual.

Në fakt, ky rast është cilësuar si një prej dështimeve më të mëdha profesionale të misionit të EULEX-it.

Kjo për faktin se Hashim Rexhepi u arrestua me shumë zhurmë, ndërkohë që akuzat me të cilat prokurori i këtij misioni e ngarkoi ish-kreun e Bankës Qendrore të Kosovës, nuk arriti t’i vërtetojë.

Madje, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në janar të këtij viti, ka hedhur poshtë ankesën e prokurorit të EULEX-it, i cili kishte kërkuar vazhdimin e hetimeve ndaj ish-guvernatorit, i cili në dhjetor të vitit të kaluar ishte shpallur tërësisht i pafajshëm.

Paralajmërimin se ish-guvernatori ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për dëmin që i ishte shkaktuar, e kishte bërë avokati i tij, Ramë Gashi.

“Hashim Rexhepi është shpallur plotësisht i pafajshëm. Andaj, ai ka të drejtë ligjore që të kërkojë dëmshpërblim”, kishte deklaruar avokati Ramë Gashi, pas përmbylljes së seancës.

Ish-guvernatori i BQK-së, Hashim Rexhepi është shpallur i pafajshëm në dhjetor të vitit 2011.

Më 15 dhjetor 2011, trupi gjykues ka hedhur poshtë të pesë pikat e aktakuzës kundër Hashim Rexhepit, të cilat përfshinin veprat penale si keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe mashtrim./Express/

World News

Edit

Amount of short articles:

Amount of articles links:

You can order sections with dragging on list bellow:

  • World News
Save
Cancel
Reset

Bote

VIDEO: Rod Blagojeviç de

Image - VIDEO: Rod Blagojeviç de

Ish-Guvernatori i Illinois Rod Blagojeviç ishte padyshim udheheqes i veprimtarisë kriminale për të

Wednesday, 7 December 2011 Comments

Kosove

Lirohet Ramush Haradinaj

Image - Lirohet Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij pritet të arrijnë sot në aeroportin e Prishtinës, r

Thursday, 29 November 2012 Comments

Kronika e zezë

Policia, aksion për leht

Image - Policia, aksion për leht

Policia Bashkiake e Tiranes ka nisur mengjesin e sotem aksion per lehtesimin e trafikut, duke nde

Thursday, 29 December 2011 Comments

Njerez

James Berisha, ende në b

Image - James Berisha, ende në b

James Berisha, piloti shqiptar me shtetësi amerikane që duke dashur t’i ndihmojë vendit tonë rreth

Tuesday, 18 October 2011 Comments

Banner

Komentet e fundit

Banner
Banner