Banner
Follow us on Twitter

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Whitney Houston, ndërroi jetë në Los Anxhelos në moshën 48 vjeçare.

Policia konfirmoi se ajo “u shua” në dhomën e një hoteli në “Beverly Hills”, ku po qëndronte si e ftuar. Vdekja u zyrtarizua në orët e para të ditës së dielë.

Houston, një prej këngëtareve më të suksesshme të të gjitha kohërave, do të kujtohet veçanërisht për këngë si “Will Always love you” apo “Saving all my love for you”.

E njohur gjithashtu për një betejë të gjatë ndaj varësisë prej substancave narkotike, Houston dyshohet të ketë ndërruar jetë nga një mbidozë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas asaj që raportojnë disa media amerikane, ajo ishte parë për herë të fundit në publik ditën e enjte, tërësisht jashtë forme dhe e dehur. Personi i fundit me të cilin foli këngëtarja ishte e bija, disa orë përpara se një truprojë ta gjente me një puls shumë të dobët në dhomën e saj.

Houston u konfirmua e vdekur pas mbërritjes së shërbimeve të urgjencës, pavarësisht se ata u përpoqën për 20 minuta me radhë ta mbanin në jetë.

E lindur dhe rritur në Nju Xhersi, Houston nisi të këndonte në kishë dhe klube nate në Nju Jork, përpara se të niste një karrierë modeleje dhe të firmoste një kontratë me një kompani muzikore, që e shndërroi në një prej ikonave të muzikës së viteve 1980-90.

 

 

Banner

Te ngjashme

News image

Katy Perry blenë Maserati

Katy Perry ka blerë një makinë të re! Këngëtarja – e cila sapo i ka dhënë fund lidhjes me Russell ... Lexo me shume

News image

VIDEO: Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Whitney Houston, ndërroi jetë në Los Anxhelos në moshën 48 vjeça... Lexo me shume

News image

Beyonce mbron emrin e vajzës së saj

Një muaj pas lindjes, këngëtarja e njohur Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z vendosën që të tr... Lexo me shume

News image

VIDEO: Airbag-u shpëtoi nje snowbordiste profesionale

Snowbordistja profesionale, Mash Hitner për pak i shpëtoi vdekjes nga një ortek i madh bore, duke ... Lexo me shume

News image

Meksikani i maskuar në karrige automobili

Duket e pabesueshme, por policia amerikane e gjeti një njeri, një qytetar meksikan i cili në afërs... Lexo me shume

News image

VIDEO: Performansë e mrekullueshme – Këmbë të përlyera

Në funeralin e këngëtares Etta James, të shtunën të gjithë u mahnitën me performansën drithëruese ... Lexo me shume

Komentet e fundit

Banner
Banner