Banner
Follow us on Twitter

(E plotësuar) Kolegji i gjyqtarëve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka refuzuar të enjten kërkesën e prokurorit special të EULEX-it, Maurizio Salustro, që Fatmir Limajt t’i shqiptohet masa e paraburgimit.

Salustro kishte kërkuar masën e paraburgimit për Limajn sepse, sipas tij, Limaj ka thyer rregullat e qëndrimit në arrest shtëpiak.

Megjithatë, kolegji i gjyqtarëve ka vendosur kushte shtesë për arrestin shtëpiak të Limajt.

Shkeljet eventuale që i ka bërë Limaj, ky kolegj i gjyqtarëve, i ka cilësuar si shkelje teknike.

Salustro kërkon paraburim për Limajn

Më kërkesë të prokurorit special të EULEX-it, Maurizio Salustro, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë po mbahet një seancë e veçantë për caktimin ose të jo të masës së paraburgimit për Fatmir Limajn.

Kërkesa për paraburgim, e përpiluar nga prokurori Salustro, sipas këtij të fundit ka rezultuar për shkak se Fatmir Limaj ka thyer rregullat e qëndrimit në arrest shtëpiak.

Salustro ka thënë se i ka dëshmitarët që tregojnë për veprimet e palejueshme të Limajt gjatë arrestit shtëpiak.

Aktualisht mbrojtja e Limajt është duke e kundërshtuar prokurorin, ndërsa pritet vendimi i trupit gjykues pas kësaj kërkese.

Salustro nuk dëshmon, rasti “Kleçka” më 28 shkurt

Prokurori Maurizio Salustro nuk do të thirret si dëshmitar në rastin Kleçka, raportoi pak më parë KTV-ja. Trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes për ta thirrur italianin të dëshmojë rreth akuzave kundër tij, të ngritura nga dy prej dëshmitarëve kryesorë, Agim Zogaj dhe bashkëshortja e tij, Ganimete Thaçi.

Sipas kryesuesit të panelit të gjyqtarëve, vendimi është marrë në bazë të nenit 1.5.8 të Kodit Penal të Kosovës, se nuk janë përmbush kushtet për ta thirrur Salustron si dëshmitar.

Po ashtu në seancën e sotshme të rastit “Kleçka”, është shtyrë gjykimi për 28 shkurt, pasi gjyqtarja vendore e panelit, Shqipe Qerimi, është e sëmurë dhe e ka të pamundur të marrë pjesë.

Në seancën e radhës do të diskutohet për besueshmërinë dhe pranueshmërinë e provave të dëshmitarit X. Mbrojtja e Limajt ka propozuar që si dëshmitar në këtë fazë të thirret eksperti grafolog nga Shqipëria. Prokurori ka kundërshtuar, duke thënë se trupi gjykues nuk është i plotë dhe vendimi s’mund të merret, raporton Koha.

 

World News

Edit

Amount of short articles:

Amount of articles links:

You can order sections with dragging on list bellow:

  • World News
Save
Cancel
Reset

Bote

VIDEO: Rod Blagojeviç de

Image - VIDEO: Rod Blagojeviç de

Ish-Guvernatori i Illinois Rod Blagojeviç ishte padyshim udheheqes i veprimtarisë kriminale për të

Wednesday, 7 December 2011 Comments

Kosove

Lirohet Ramush Haradinaj

Image - Lirohet Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij pritet të arrijnë sot në aeroportin e Prishtinës, r

Thursday, 29 November 2012 Comments

Kronika e zezë

Policia, aksion për leht

Image - Policia, aksion për leht

Policia Bashkiake e Tiranes ka nisur mengjesin e sotem aksion per lehtesimin e trafikut, duke nde

Thursday, 29 December 2011 Comments

Njerez

James Berisha, ende në b

Image - James Berisha, ende në b

James Berisha, piloti shqiptar me shtetësi amerikane që duke dashur t’i ndihmojë vendit tonë rreth

Tuesday, 18 October 2011 Comments

Banner

Komentet e fundit

Banner
Banner