Me iniciativë të pensionisteve të Prizrenit, çështja e pensionistëve kosovarë ka arritur në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Po i kërkojnë pensionet e 60 mijë kontribuuesve gjatë kohës së Jugosllavisë. Nismëtarja e kësaj nisme, Sadif Arënliu, thotë se janë në pritje të një vendimi, pasi lënda po shqyrtohet.
E nisën me gjykatat në Kosovë, por nuk u eci. Pensionistët e Prizrenit nuk lanë vend pa trokitur për të drejtën e tyre në kontributet gjatë kohës së Jugosllavisë. Gjykata Supreme e Kosovës ende nuk u është përgjigjur në një padi që ata kanë ushtruar ndaj institucioneve, që, sipas tyre, nuk kanë bërë sa duhet për t’i kthyer kontributet e tyre.
Por, nuk u dorëzuan. Iu drejtuan Gjykatës Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, e cila brenda dy javësh iu përgjigj kërkesës se tyre.
Nismëtarja e kësaj nisme, Sadif Arënliu, thotë se nga Gjykata e Strasburgut lë që janë përgjigjur në afat, por kanë lënë të kuptohet se lënda e tyre do të merret shumë seriozisht. Pensionistëve u është kërkuar të ofrojnë dokumente shtesë për të dokumentuar të drejtën në kontributet e tyre.
“Na janë përgjigjur dhe kanë kërkuar dokumente shtesë. Me aq sa kemi pasur, ne ua kemi dërguar dhe po presim”, ka thënë Arënliu.
Bëhet fjalë për pensionet e 60 mijë kontribuuesve gjatë kohës së Jugosllavisë. Deri tash Qeveria e Kosovës e as Shoqata e Pensionistëve nuk kanë arritur t’i sigurojnë regjistrat e 60 mijë pensionistëve kosovarë si kontribuues gjatë kohës së Jugosllavisë. Ndërkohë, ky është kushti kryesor që Kosova ta fitojë kontekstin me Serbinë për kthimin e pensioneve.
Kjo neglizhencë e kosovarëve kishte irrituar edhe organizatat ndërkombëtarë pranë OKB-së, të cilat e kanë denoncuar vitin e kaluar Serbinë se ia ka borxh Kosovës pensionet për 60 mijë kontribuues për një periudhë prej 15 deri 40 vite. Mirëpo, tani janë bërë më shumë se dy vite që kur denoncimi i organizatës ndërkombëtare “Interfaith International” po pret për t’iu bashkangjitur regjistrat e kontribuuesve kosovarë, si fakt për ta mposhtur Serbinë.
Në një intervistë për Express vitin e kaluar, Verena Graf, përfaqësuese permanente pranë OKB-së për organizatën “CIEMEN”, pati shprehur zhgënjimin e saj ndaj neglizhencës së Qeverisë dhe Shoqatës se Pensionistëve të Kosovës lidhur me këtë çështje.
Të nxitur nga kjo, pensionistët e Prizrenit e paditën Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Mirëqenies Sociale. Por, sot e asaj dite nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje nga Gjykata Supreme e Kosovës. “Kam qenë disa herë në gjykatë, por nuk më kanë dhënë asnjë informacion. Nuk e di madje a do ta marrin në shqyrtim”, ka thënë Arënliu.
Sipas Arenliut, tash të gjitha shpresat i kanë në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Në parashtresën e pensionistëve dërguar kësaj gjykate figurojnë disa dëshmi që dokumentojnë të drejtën e tyre. Siç janë kopjet e disa vendimeve të pensionimit, të lëshuara para ngjarjeve të vitit 1999, kopjet e disa fletëpagesave të pensionistëve si dhe kopjen e gazetave zyrtare të Republikës Federative të Jugosllavisë.
Ndërkaq, sa u përket regjistrave komplete të pensionistëve të Kosovës, sipas kësaj parashtrese, ato i posedojnë njësitë rajonale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Shoqata e Pensionisteve të Kosovës.
“Këto shënime nuk na janë dorëzuar nga autoritetet e sipërshënuara, Qendra rajonale në Prizren. Madje pas disa kërkesave tona, e që na janë përcjellë kërcënimet e të autorizuarve “se kush jemi ne për me na i dorëzu këto shënime”, thuhet në parashtresën e pensionisteve të Prizrenit dërguar Gjykatës në Strasburg.
Ndryshe, në kohën e okupimit, Serbia u ka mbetur borxh pensionistëve shqiptarë disa pensione të papaguara prej vitit 1993. Gjithashtu në vitin 1998-99 nuk ua pagoi pensionet me arsyetim se në Kosovë po zhvilloheshin luftime. Ndërkaq, në rekomandimet e organizatës International Faither i bëhet apel bashkësisë ndërkombëtare dhe Këshillit për të Drejtat e Njeriut ta formojë një komision që do të ketë për detyrë të marrë masa në bashkëpunim me qeveritë dhe institucionet përgjegjëse për t’i mbuluar pagesat e drejta të 60 mijë pensionistëve./Express/
Amount of short articles:
Amount of articles links:
You can order sections with dragging on list bellow:
Plani i Ahtisaarit dhe kalorës![]() Politika e autoriteteve serbe ndaj Kosovës është destruktive dhe në kundërshtim me idenë e integrimeve evropiane. Kjo ... Read more |
Suksesi i pajtueshmërisë (me K![]() Propaganda qeveritare për zhvillimet në veri i ka dy linja kryesore. Linja e parë është ajo e fitores në veri dhe e su... Read more |