Banner
Follow us on Twitter

Këngëtarja e njohur kosovare Leonora Jakupi mohon të ketë vjedhur këngën e saj të fundit me të cilën po konkuron në festivalin “Kënga Magjike” në Shqipëri. E pranishme në emisionin televiziv “Opinion” në Tv Klan, Jakupi tha se kishte qëndruar tre netë pa gjumë nga lajmi i publikuar në media dhe akuzat për vjedhje të këngës me titull “Këngë e pa kënduar”.

Jakupi akuzohej se kishte vjedhur melodinë e këngës nga këngëtarja serbe Jelena Tomasevic. Jelena Tomasevic me këngën “Oro” kishte konkurruar në Eurovizion në vitin 2008. Jakupi tha se edhe nëse do të kishte patur diçka të tillë ajo nuk do të ishte vjedhje e Leonora Jakupit por e kompozitorit. Këngëtarja tha se nuk mund të quhet vjedhje ngjashmëria e konstatuar mes dy këngëve dhe se gjithçka e kishte lënduar pasi media e kishte trajtuar në sens negativ se si ajo kishte kopjuar nga serbët.

Leonora tha se nuk e dëgjonte muzikën serbe dhe se nuk mund ta bënte kurrë që të kopjonte nga serbët edhe nga vet historia e familjes së saj dhe ajo çka i kishte ndodhur babait në kohën e luftës.

 

Comments  

 
+2 #1 Trimi 2011-11-17 22:07
Sa e bukur je oooo Leonora. Te dua
 
Banner

Te ngjashme

News image

Katy Perry blenë Maserati

Katy Perry ka blerë një makinë të re! Këngëtarja – e cila sapo i ka dhënë fund lidhjes me Russell ... Lexo me shume

News image

VIDEO: Vdekja e Houston, dyshohet mbidozë

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Whitney Houston, ndërroi jetë në Los Anxhelos në moshën 48 vjeça... Lexo me shume

News image

Beyonce mbron emrin e vajzës së saj

Një muaj pas lindjes, këngëtarja e njohur Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z vendosën që të tr... Lexo me shume

News image

VIDEO: Airbag-u shpëtoi nje snowbordiste profesionale

Snowbordistja profesionale, Mash Hitner për pak i shpëtoi vdekjes nga një ortek i madh bore, duke ... Lexo me shume

News image

Meksikani i maskuar në karrige automobili

Duket e pabesueshme, por policia amerikane e gjeti një njeri, një qytetar meksikan i cili në afërs... Lexo me shume

News image

VIDEO: Performansë e mrekullueshme – Këmbë të përlyera

Në funeralin e këngëtares Etta James, të shtunën të gjithë u mahnitën me performansën drithëruese ... Lexo me shume

Komentet e fundit

Banner
Banner