iPhone 5, projekti i fundit i madh të cilin Steve Jobs e mbikëqyri që nga planet e para e deri te dizajni final, në treg do të duhet të paraqitet në pranverë të vitit 2012. Steve Jobs, bashkëthemeluesi i kompanisë “Apple”, i vdekur kohë më parë, kështu e mbikëqyri krijimin e iPhone 5.
“Ky ishte projekti i fundit i madh në përpunimin e të cilit ka punuar drejtpërdrejtë Steve Jobs që nga fillimi i konceptit deri te dizajni final, kështu që ky me siguri që do të arrijë rekord të ri në shitje”, deklaroi analisti i kompanisë “Rodman&Renshaw”, Ashok Kumar.
iPhone 4S, thyen rekordet
Deri atëherë rekordet është duke i thyer iPhone 4S, ku për tri ditë janë shitur më shumë se katër milionë copë, njoftoi kompania “Apple”.
Kjo është dyfishë shitje më e shpejtë se sa ajo të cilin vitin e kaluar e pati modeli paraprak, atëherë për tri ditë, janë shitur 1.7 milionë iPhone 4. “Apple” dhe kompanitë partnere telefonike kanë filluar me shitjen e modeleve të reja të premten e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Japoni dhe në Britaninë e Madhe, ndërsa edhe në 22 vende do të arrijë deri në fund të këtij muaji.
iOS 5, thelbi i telefonit
Këtë vit shteteve që e shesin iPhone-n i janë bashkuar edhe dy, ndërsa është rritur edhe numri i kompanive telefonike të cilat e shesin.
iPhone 4S e ka procesorin e avancuar A5 me dy bërthama, kamerën prej tetë megapikselë me blic, mundësinë e incizimit të videos në formatin e plotë HD dhe grafikën e avancuar të përpunimit. Thelbi i telefonit të ri është sistemi i ri operativ, iOS 5.
Interneti pa tela shkatërron spermënNë studimin e fundit të disa shkencëtarëve, u zbulua që shfrytëzimi i Internetit pa tela, në llapt... Lexo me shume |
Google/YouTube blen RightsFlowGoogle/YouTube ka blerë kompaninë RightsFlow, e cila i ndihmon shkrimtarët e këngëve, muzikantët, ... Lexo me shume |
Hakerat e Kosovës sulmuan përsëri faqet serbeNjë grup i hakerëve të Kosovës përsëri thyen faqen e Avokatit të Popullit Krahinorë të Vojvodinës,... Lexo me shume |
Hakerët KHS sulmojnë faqet serbe, urojnë PavarësinëGrupi i njohur i hakerëve të Kosovës, “Kosova Hacker’s Security”, është përkujdesur që urimin për... Lexo me shume |
Google X - Laboratori misteriozGoogle X nuk është një shpikje e imagjinatës njerëzore, por një laborator i vërtetë gjysmë-sekret ... Lexo me shume |
Kritika Facebook-ut për privacinëTë gjithë përdoruesit e Facebook-ut, vecanërisht ata në Shtetet e Bashkuara, mirëpriten lajmin se ... Lexo me shume |