23:00
Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, u ka bërë thirrje qytetarëve të veriut, që të kenë besim tek institucionet e Kosovë dhe tek KFOR-i për vendosjen e rendit dhe ligjit.
Ai ka thënë se aksioni i KFOR-it është në kuadër të aktiviteteve të bashkërenduara për vendosjen e rendit dhe ligjit. “Qëlllimi final nuk është vetëm heqja e barrikadave, por rifunskionalizimi i gjykatave, lirisë së lëvizjes së qytetarëve, etj”, ka thënë Kuçi për Interaktiv.
Ai ka paralajmëruar ndjekjen e atyre që kanë prishur ligjin.
Sa i përket kërkesës serbe për rikthimin e një pjese të ushtrisë e policisë serbe në Kosovë, Kuçi ka thënë se ato janë deklarata të viteve 90-ta. “Nuk ndryshojnë nga mentaliteti i kaluar për luftëra. Patriotizëm i rrejshëm”.
23:00
Situata raportohet raportohet të jetë e qetë, por serbët nuk janë tërhequr nga barrikadat. Pritet në cdo moment ndërhyrja e KFOR-it në këto barrikada.
20:00
Rreth ores 20:00 nga fshati Novo Selle në veri të Kosovës, KFOR-i dërgoi dy kamionë me pompa uji (cisterna).
Nuk dihet saktësisht se ku ata janë drejtuar, por supozohet se kamionët-pompa do të vendosen pranë njerës prej barrikadave.
15:40
Bashkimi Evropian mbështet aksionin e KFOR-it, të mbështetjur nga EULEX, për të krijuar lirinë e lëvizjes në veri, dhe "kërkon që të gjitha palët të mbeten të qetë dhe për të shmangur dhunën," deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijancic në Bruksel.
Maja Kocijancic, zëdhënëse e Catherine Ashton, tha se qëllimi i operacionit nga KFOR-i dhe EULEX-i, është për të "përmirësuar sundimin e ligjit", duke theksuar se "liria e lëvizjes është një nga parimet themelore të Bashkimit Evropian".
15:30
Diku rreth 1000 serbë janë mbledhur në Graçanicë për të shprehur solidarizim me serbët e veriut, të cilët po konfrontohen me KFOR-in në përpjekej për t'i ruajtur barrikadat e tyre. Rada Trajokovic u ka bërë thirrje në veri që të luftojnë sa mundet me forcat e tyre, por mos të bënë jetët e tyre në rrezik.
15:10 Shefi i Qendrës shëndetësore të Zubin Potokut, Borivoje Jakshiq ka njoftuar se ky institucion ka marrë nën kujdes 22 njerëz të plagosur gjatë aksionit të KFOR-it. Sipas tij, përveç tre personave, të tjerët janë të plagosur lehtë. Plagët e marra janë nga gazi lotsjellës.
14: 55 Raportet e fundit nga fshati Jagnjenicë flasin për gjendje të qetë, ndërsa serbët tashme kanë ri-ngritur barrikadën kurse aty kanë vendosur gra e fëmijë. Dhe si pasojë e kësaj raportohet se KFOR-it i është pa mundësuar që të veprojë, pasi ka konsideruar se aty gjenden edhe fëmijë që po përdorën nga serbët.
Ndërkohë në këtë fshat ka qëndruar edhe Kryetari i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq i cili u ka bërë thirrje barrikaduesve që të mos largohen nga ana dhe te qëndrojnë nëse është nevoja me javë të tëra. Ende nuk dihet se cili do të jetë veprimi i ardhshëm i KFOR-it në këtë rast.
13: 15 Njëri nga udhëheqësit e KFOR-it i ka bërë me dije Kryetari të Komunës së Zubin Potokut Slvaisha Ristiq, se ka marr urdhër nga komandanti I KFOR-it që të vazhdojë operacionin e heqjes së barrikadave.
10:30
KFOR-i përsëri hodhi gaz lotsjellës
Trupat e KFOR-it hodhën përsëri gaz lotsjellës në turmën e mbledhur në barrikadat në fshatin Jagnjenicë. KFOR-it gjerman, menjëherë filloi që të shtyjë turmën e grumbulluar për t'i larguar ata sa më larg nga barrikada.
10:00
Zëdhënësi i KFOR-it Uwe Novicki tha se aksioni i KFOR-it në komunën e Zubin Potokut ishte i suksesshëm dhe se KFOR-i do të vazhdojë me veprime për të vendosur lirinë e lëvizjes në Kosovë.
"KFOR-i ka arritur të vëjë nën kontroll pikën kufitare në Bërnjak, dhe një rrugë alternative rreth atij vendkufiri, e cila ishte përdorur për kontrabandë," tha Nowitzki.
Ai nuk deshi që të specifikojë nëse KFOR-i do të vazhdojë në mënyrë të njejtë edhe në pjesë të tjera të veriut të Kosovës.
09:30
Serbët po i përforcojnë barrikadat në Jagnjenicë duke sjellë disa kamionë të ngarkuar me drunjë.
09:10
Janë lënduar 10 ushtarë të KFOR-it gjatë konfrontimit me serbët në njërën nga barrikadat e vendosura në Jagnjenicë. KFOR ka intervenuar edhe në pikën 31, me ç’ rast ka bastisur një shtëpi e lokale, raporton "ARTA TV"
09:00
KFOR-i po e mban situaten nen kontrolle. Helikopteret e KFOR-it po shihen duke fluturuar dhe monitorojne situaten nga ajri.
07:30
Raportohet se paralel me KFOR-in edhe EULEX-it gjatë rreth orës 2 të mëngjesit, e morën në kontrollë barrikadën e cila ishte vendosur në fshatin Bërnjak dhe i larguan serbët nga aty.
07:00
Po dëgjohen sirenat e Ambulancës e cila është thirrur që ti mbledhë disa serb të cilët kanë probleme me gazin lotësjellës. Burime të pakonfirmuara thojnë se ka pengesa edhe ne lidhjet telefonike në rrjetin celular 064, dhe 063.
06:15
Serbët janë ulur në mes të rrugës me shpinë të kthyer prapa KFOR-it. KFOR-i nëpërmjet altoparlantëve kërkon që ata të shpërndahen në shtëpi të qetë.
05:45
Njësiti i automjeteve të blinduara të KFOR-it e larguan një barrikadë kamion i cili ishte i vendosur në mes të rrugës në fshatin Jagnjenicë. Njësiti i këmbësorisë së KFOR-it i specializuar kundër demonstratave erdhi pranë barrikadës tani. Në një përpjekje për të shpërndarë protestuesit trupat e KFORi po përdorin edhe gazin lotsjellës, , ka njoftuar burimi i portalit Lajmeditore nga veriu i Kosovës.
Situata është e tensionuar. Serbët janë duke brohoritur "Ju nuk do të na largoni nga këtu."
05:40
Barrikada e parë në fshatin Zupqe është e betonuar, kështu që KFOR-i u përpoq ta heq ate me ekskavator, por nuk paten sukses, kështu që ata me rrugë alternative arriten deri te barrikada
kryesore dhe e kan shtrirë aty telin me gjemba. KFOR-i ka me vete rreth 150 automjete. Ushtarët e KFOR-it janë nga Gjermania dhe Austria.
Serbët janë mbledhur rreth barrikadës, pasi që ajo e para veqse kaloi në kontrollin e KFOR-it dhe nuk mund të përdoret më nga serbët ...
04:10 -
Lëvizjet e KFOR-it në këtë mëngjes të hershëm si duket e kan zgjuar edhe Presidentin serb Tadiç i cili në këto orë të hershme të mëngjesit kërkoi nga KFOR-i dhe EULEX-i "vetëpërmbajtje".
03:50 - Konvoi i automjeteve të KFOR-it pak para orës 4 të mëngjesit ka arritur te barrikada në Zupq, dhe gjysmë ore më herët autokolona tjetër e KFOR-it ka arritur te barrikada në Jagnjenica. Automjetet e KFOR-it janë diku rreth 300 metra nga barrikadat, në të cilat gjenden disa dhjetëra njerëz të mbledhur.
---

03:00
KFOR-i është nisur në drejtim të veriut mënjeherë pas mesnate. Siç ka raportuar KTV-ja dhjetëra automjete të KFOR-it të shoqëruara me eskavatorë për heqjen e barrikadave janë parë të kenë shkuar kah Vushtrria për në veri të vendit. Besohet se destinacioni i tyre ka qenë Pika 31 në Brnjak.
Ndërkohë, më vonë RTS raportoi se një konvoj me ushtarë të KFOR-it u ndal në Zhupce, një prej barrikadave më të njohura të serbëve në komunën e Zubin Potokut. Një tjetër konvoj është ndalur tek fshati Jagnjenicë, ku gjithashtu ka një barrikadë të serbëve. Barrikaduesit janë mbledhur menjëherë për të mobilizuar.
-----
Hajmë, pijmë, rrijmë por marrëveshje nuk ka!
Takimi në Zubin Potok ndërmjet serbëve të veriut të Kosovës dhe KFOR’it ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje.
Sipas B92, serbët janë të gatshëm të lejojnë KFOR’in të kalojë përmes barrikadave, por jo edhe EULEX’in.
Por, KFOR’i ka kërkuar që edhe EULEX’it ti mundësohet lëvizje e lirë në veri, ka bërë të ditur kryetari i komunës së Zubin Potokut, Slavisa Ristic.
Ristic në konferencën për gazetarë ka thënë se qëllimi i KFOR-it ka qenë që ta ‘minojë’ takimin.
Paralelët kërkojnë ushtrinë dhe policinë serbe në Veri
Në takimin e katër komunave veriore të mbajtur të mërkurën në Zubin Potok, deputetët njëzëri kanë obliguar kryetarët e komunave që në bisedime me përfaqësuesit e KFOR-it të gjejnë një zgjidhje të përbashkët rreth furnizimit të ushtarëve në veri të Kosovës.
Burime të Kosovapress-it brenda këtij takimi kanë bërë të ditur se deputetët kanë shprehur mospajtimin e tyre që gjendja reale në terren të ndryshojë dhunshëm, si dhe kanë kërkuar që gjendja në veri të Kosovës të kthehet siç ishte para 25 korrikut.
”Ata kërkuan kthimin e një pjese të ushtrisë dhe policisë serbe në veri të Kosovës, kthimin e UMNIK-ut në vend të EULEX-it, pastaj që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit të udhëhiqen nën mbikëqyrjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së, ndërkohë që marrëveshjet e arritura deri tani të mos imlementohen, sepse dëmtojnë interesat serbe”, kanë thënë burimet, duke shtuar se deputetët e pranishëm kanë insistuar po ashtu që veriu i Kosovës të mbetet në kuadër të Serbisë.
Përfundon takimi në Zubin Potok, nuk dihen detajet
Ka përfunduar para pak çastesh takimi i këshillave të katër komunave veriore të Kosovës në Zubin Potok, ku është shqyrtuar largimi i barrikadave në veri.
Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se takimi është mbajtur jashtë vëmendjes së mediave, ndërsa krerët e strukturave paralele kanë shkuar menjëherë për t'u takuar me përfaqësuesit e KFOR-it, për t'i bërë ata me dije rreth qëndrimeve të këtij takimi.
Ata kanë kaluar para gazetarëve të shumtë që janë tubuar në Zubin Potok, pa dhënë detaje rreth takimit.
Pritet që ndoshta ata të prononcohen për media pas takimit me përfaqësues të KFOR-it, ndërsa bëhet e ditur se në takim ka marrë pjesë edhe zëvendës kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës, Emil Vllajki.
Amount of short articles:
Amount of articles links:
You can order sections with dragging on list bellow: